“Migjeni, Fishta dhe unë…”

“Migjeni, Fishta dhe unë…”, – kështu titullohej aktiviteti që u zhvillua në Medesenë “Haxhi Sheh Shamia”.

Ky aktivitet, i zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër u ideua në kuadër të Muajit të Letërsisë, në nder të përkujtimit të kolosëve të letërsisë shqipe, përkatësisht: 110 vjetorit të lindjes së Migjenit dhe 150 vjetorit të lindjes së Fishtës.

Nderoi me pjesëmarrje: Sidjana Mithi, specialiste pranë DRTK-së; Petrit Bilali, specialist, skulptor, restaurator. Fjala poetike u përcoll me shumë emocione nga nxënëset: Arnilda Piroviq, “Luli i vocërr”, Migjeni; Nisrina Tusha, “Poema e mjerimit”, Migjeni; Amla Rusi, “Gjuha shqipe”, Fishta; Desara Gokaj, “Shqipnia”, Fishta; Ersi Topçia, “Emocione fishtiane”; Uarda Neziri, “Qënie e dyzuar”, krijim personal; Sindi Picoka, “Letër botës”, krijim i ish/medresistes Dea Guri. Falenderojmë medresistet për emocionet që na sollën!

Urojmë që arti i tyre i fjalës dhe pena e tyre të ndjekë gjurmët e penës së kolosëve të letërsisë!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *