Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari takim me maturantet tona
Në kuadër të programit të këshillimit të karrierës, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari zhvilloi sot një bisedë të dobishme me maturantet e medresesë.
Gjatë këtij takimi, myftiu i nderuar u ndal në katër parime bazë për ndërtimin e një personaliteti model të rinisë islame. Biseda u shoqërua me pyetje nga nxënëset, përmes të cilave ato patën rastin të përfitojnë nga përgjigjet me vlerë dhe plot mesazhe të myftiut të nderuar.
Ky takim u zhvillua në ambientet e konviktit të ri të vajzave.