Universiteti Uludag në Bursa të Turqisë viziton Medresenë Shkodër

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” ditën e enjte datë 04 Nëntor 2021 priti një delegacion, përfaqësi e Universitetit Uludag të qytetit Bursa në Republikën e Turqisë, i kryesuar nga zv/rektori i këtij universiteti Prof Dr Irfan Kiristioglu.

Delegacioni zhvilloi një takim me maturantët e këtij viti, ku u shpjeguan platformat dhe programet e studimeve universitare që ofron ky universitet për studentët e huaj në shtetin Turk.

Nxënësit u njohën me komplekset universitare të këtij universiteti, me fakultetet dhe programet e studimeve të niveleve akademike si për universitet ashtu edhe për ato pasuniversitare.

Gjithashtu ata u njohën edhe me mundësitë e tjera që ofron ky universitet gjatë jetës akademike. Programi u zhvillua në kuadër të platformës shkollore “Këshillim për karrierë” si pjesë e kurrikulës parauniversitare.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *