1000+ Nxënës

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” u themelua në dhjetorin e vitit 1991 si shkollë 8 – vjeçare dhe e mesme, me profil fetar (islam).

Më shumë

Kushte Bashkëkohore

Medreseja ofron shërbim arsimor cilësor për ciklin fillor, 9-vjecar dhe të mesëm në tre godina të ndara sipas cikleve.

Më shumë

Staf Profesional

Reformat arsimore dhe investimet e vazhdueshme në medrese kanë bërë një shkollë të standardeve bashkëkohore.

Më shumë

Studimet

Puna mësimore, edukative  dhe fetare mbështetet në udhëzimet e ardhura nga MAS, Komuniteti Mysliman, DAR Shkodër.

Më shumë

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” trashëgon traditën e mrekullueshme të medreseve të hershme të Shkodrës dhe mban emrin e një prej personaliteteve më të kompletuara të hoxhallarëve shkodranë. Haxhi Hasan Alija (Sheh Shamia) ka qenë njeri i ditur, zotërues i disa gjuhëve të huaja, hoxhë, figurë e njohur historike.

Në shtator të vitit 2000 shkolla u nda në dy degë, Dega e djemve dhe dega e Vajzave. Po në vitin 2000, Shoqata “Istanbul” mbi bazën e një  marrëveshje me Komunitetit Mysliman të Shqipërisë merr përsipër administrimin e proҫesit edukativo – arsimor në medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër, Dega e vajzave, ndërsa në vitin 2007 i kalon në administrim edhe Dega e djemve.

Sot, Medreseja ofron shërbim arsimor cilësor për ciklin fillor, 9-vjecar dhe të mesëm në tre godina të ndara sipas cikleve, duke ofruar njëkohësisht edhe shërbimin e konviktit dhe transportit. Medreseja sot ka treguesit e saj të cilët e rendisin ndër shkollat me standartet më të mira për një arsim cilësor:

  • Numri mesatar 25 nxënës për klasë
  • Numri mesatar 1 mësues për 15 nxënës
  • Mosha mesatare e stafit 31 vjec
  • 100% e mësuesve me arsim të lartë dhe brenda profilit
  • Baza materiale laboratorike

Vlerësime për Medresenë

  • Urdhri “Naim Frashëri i Artë”, nga Presidenti Bamir Topi
  • Titulli i lartë “Mirënjohja e qytetit” nga Këshilli i Bashkisë, Shkodër