Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi bashkëbisedim me maturantët e Medresesë Shkodër

Në një pritje mjaft të ngrohtë dhe miqësore u prit sot në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Kryetarja e Bashkisë Shkodër zonja Voltana Ademi, e cila zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm me maturantët e Medresesë së Shkodrës.

Gjatë bashkëbisedimit zonja Voltana Ademi informoi maturantët në lidhje me strukturat bazë të Bashkisë Shkodër dhe sfidat me të cilat përballet në realitetin e sotëm.

Interesimi i maturantëve doli qartazi edhe nëpërmjet pyetjeve të ndryshme që kishin të bënin jo vetëm me funksionin e Bashkisë si institucioni bazë orientues dhe zhvillues i qytetit tonë dhe më gjerë, por edhe me rolin që ka dhe duhet të ketë brezi i ri në nismat e ndryshme të zhvillimit rajonal.

Nxënësit e Medresesë, të plotësuar tashmë me një formim të sigurtë fetar dhe shkencor dëshmuan sërish aftësitë e tyre intelektuale si qytetarë të denjë për ti shërbyer me devocion dhe përgjegjësi të plotë Shkodrës sonë dhe mbarë shoqërisë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *