Gjithnjë në kujtesë dhe në lutjet tona!
Sot do të ishe plot 40!…Me plot energji, me më shumë dëshira dhe pasione për të realizuar gjithçka të pikësynuar me aq dinjitet….
Një vit pa ty,
Ku çdo sekondë ishte vetëm për ty,
Çdo minutë, çdo orë, çdo ditë…
Me imazhin tënd qëndrojmë përherë…
Buzëqeshja jote na shoqëron përherë…
Shpirti i lotuar tashmë mbart një brengë… një pikëllim… një largim…
Të kujtojmë sot dhe përherë me gjithçka që le, me veprat e tua të vyera, me përkushtimin dhe solidaritetin, me besimin dhe ibadetin, me fjalën tënde të ëmbël dhe shpirtin rrezatues, me optimizmin dhe largpamësinë, me gjallërinë dhe humorin tënd, me guximin dhe bindjen tënde të hekurt, me dashamirësinë dhe kthjelltësinë, me urtësinë dhe gjakftohtësinë, me dëshirën dhe pasionin për leximin dhe zgjerimin e dijes, me ushtrimet dhe ekuacionet matematikore…
Siç thotë edhe fjala e profetit Muhamed (a.s.): “Veprat vlerësohen sipas qëllimit” edhe njeriu vlerësohet sipas veprave të bëra. Prandaj edhe ti, vlerësohesh dhe do ngelesh përherë në kujtesën tonë me veprat që realizove, me gjurmët e thella që le pas…
Pyet njeriu zemrën: “Ç’emër ti vë kësaj vëllazërie?”
Dhe zemra përgjigjet: “Mall për Gaz dhe Devocion!.. ”Ky Mall është vetëm për ty “Gazi jonë” i ndjerë.
Sot dhe përherë mbetesh në duatë tona, të kolegëve të punës, të nxënësve të dashur dhe familjarëve të tyre, të miqve dhe dashamirësve, e mbi të gjitha padyshimtë familjes tënde të shtrenjtë!…
Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër do të mbartë përherë në kujtesën e saj vlerat e pashlyeshme të “Mësuesit të përkushtuar e ideator dhe besimtar të devotshëm”…Allahu të mëshiroftë!…
Qofsh i Xhennetit!…
Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta të mësuesit të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve, Shkodër z Gazion Rusi si pasojë e Covid-19 Institucioni i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” Shkodër nderon dhe kujton përherë figurën e tij.
Me këtë rast: I gjithë stafi shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij Allahu u dhëntë durim dhe forcë në këto kohë të vështira.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhennet!…