Hap dyert Kompleksi Kulturor dhe Arsimor
Kompleksi Kulturor dhe Arsimor “Hanm Sabuncu ” i ndërtuar me mbështetjen e bamirësve nga Turqia dhe fondacionit “Hüdayi” fillon aktivitetin si një institucion kulturor, edukativ dhe arsimor.
Në këtë kompleks të standarteve më të mira bashkohore përfshihet konvikti i medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave dhe “Qendra e Vajzave për Memorizimin e Kur’anit Famëlartë”.
Kompleksi ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjitha vajzat, të cilat ndjekin medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, por edhe jashtë saj, që duke u akomoduar në ambientet e tij, të ndjekin shkollën dhe të mësojnë Kur’anin.
Ky institucion i administruar nga shoqata “Istanbul” mirëpret vajza nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria, si dhe nga trevat shqipfolëse në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë.
Aktiviteti zhvillohet në dy godina të standarteve të larta ku ofrohet akomodimi, studimi dhe ushqimi. Mësimi i Kur’anit zhvillohet nga mësuese të specializuara në lëndën memorizimit të Kur’anit.
Veprimtaria e brendshme e institucionit zhvillohet mbi bazën e një plani edukativ-mësimor, që do t’i shërbejë edhe edukimit shpirtëror dhe me moral të shëndetshëm të vajzave pjesmarrëse.